E diel, 24 Nëntor, 2024

Dalja e parë në media pas lirimit, Malltezi nga SPAK: Lolot e Ramës po arrestojnë njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm!

Jamarbër Malltezi në një dalje për mediat, e para pas lirimit të tij nga burgu, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe institucioneve të drejtësisë.

Ai tha se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.

“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve.

Pronarët duhet të paguajnë objektet e shkatërruara, edhe për uzurpatorët, ndërkohë Bolino vjedh shkollat e kalamajve.
Toka është shpronësuar nga Jakemane, tualeti i PS e Jakomonin e njeh për Jakomane.

U vërtetua se toka ishte e pronarëve familje tiranase. Klubi Partizani nuk ju kthye Malltezit por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje edhe vetë PS nuk e pranon që nuk ka dëm. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit