Sipas MeteoAlb, moti relativisht i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pasmesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor, por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 – 3 gradë rritje në mëngjes, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë