E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

30 Vjeçari le Angline per te punuar ne vendlindjen e tij

Nëse 90% e të rinjëve synojnë të emigrojnë jashtë vendit, ka nga ata të rinj që e kanë lënë emigracionin për të investuar në vendlindjen e tyre. I tillë është edhe rasti i fermerit Admir Topuzi nga fshati trepçë i Dibrës.

30 vjeçari është kthyer nga emigrimi edhe pasi zotëron dokumentet angleze dhe ka përfunduar arsimin e lartë. Aktualisht ai punon në fermën e familjes së tij e cila mbarështon mbi 20 krerë gjedhë.

Admiri tregon se ka patur shitje të prodhimit, qoftë të qumështit e nënrpdukteve të tij, qoftë edhe të mishit, por ajo që sipas tij po ë dëmton tregun janë taksat dhe konkurenca e pandershme.

30 vjeçari thotë se të rinjtë nuk duhet të largohen nga vendi, por të bëhen bashkë e të kontribuojnë për ndërtimin e vendit.Nga ana tjetër, fermeri Admir Topuzi shprehet se fondet për bujqësinë nuk shkojnë aty ku duhet dhe kjo u vërtetuar me keqpërdorimin e grantëve të BE-së

Artikuj te ngjashem

Me te fundit