Mat/informacion paraprak
Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është aksidentuar me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.H.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.