Ky është bulevardi “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë. Ai është shëtitorja e vetme për qytetarët e qytetit veilindor e kryesisht për moshën e tretë.
Por këta të fundit thonë se prej 6 ditësh po rrezikojnë teksa ecin në këtë bulevard si pasojë e pranisë së akullit. Të moshuarit kryesisht shprehen se bashkia duhej ta kishte pastruar më shpejt akullin pasi po rrezikojnë të rrëzohen në të.
Ata thonë se nëse rrëzohen siç ka ndodhur me disa të tjerë, pasojat shëndetësore janë të rënda për shkak edhe të moshës.
Duke qenë se bulevardi është i shtruar me pllaka guri, kripa do të ishte e rrezikshme për të, por sipas qytetarëve autoritetet duhej ta hiqnin borën pa ngrirë me lopata, në mënyrë që të mos krijohej akull.Burime pranë spitalit rajonal të Dibrës bënë të ditur se gjatë këtyre ditëve janë paraqit