Lorena Bërdufi, 18 vjeç, është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.
E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj dyshohet se ka qenë një atak.
Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.
Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës