E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen’, Rama tregon bisedën me mjekët shqiptarë në Mynih

Kryeministri Edi Rama duke prezantuar në Memorial Hospital të Fierit se si do të funksionojë autonomia spitalore, tha se kjo mund të ndikojë edhe në uljen e largimeve të mjekëve drejt Gjermanisë, siç ka ndodhur kryesisht. Madje, për këta të fundit ka pasur edhe një mesazh.

“Shpërblim i mjekëve në bazë të meritës, interesi për të punuar do jetë më i lartë, konkurrenca më e fortë, kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen, jam i bindur që vitet e ardhshme do të shënojnë një kthesë edhe në këtë aspekt. Në vizitën që bëra në Mynih më kanë takuar disa mjekë shqiptar që punojnë atje, jo stazhier, por shumë të mirë të pozicionuar që më kanë shprehur interesimin që të kthehen dhe të punojnë në sistemin publik shqiptar, ka shumë arsye për ta bërë këtë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe një bashkëbisedim që ka pasur me disa mjekë shqiptar në Gjermani, ku u shpreh se mesazhi që kishte marrë nga ata, ishte shumë motivues.

“Do ta përkufizoj vetëm me një fjalë që dëgjova nga ata, njëri prej tyre tha “kam 12-13 vite në Gjermani, punoj në një nga spitalet më prestigjoze, kam të gjitha kushtet profesionale, paguhem njësoj si një mjek Gjerman, por jam bosh dhe kur mendoj që ikën 14 vjet dhe kështu mund të ikin vitet e tjera dhe një ditë të bukur mund të gjendem në kushtet e pensionit, me kolegë që as nuk zihesh dot, atëherë kam frikë se do të kem një hall shumë të madh, kështu që dua të kthehem në Shqipëri”. Dhe kjo ndjenja e boshllëkut dhe shumë dije mund t’i vihet në shërbim vendit dhe mund të marrin mbrapsht disa kënaqësi që s’i marrin nga paga, këtë kuptova nga ata të tre”, përfundoi Rama

Artikuj te ngjashem

Me te fundit