E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Pak ditë larg finales, nuk ka ‘paqe’ mes Shqipes dhe Santianës

Pak ditë larg finales të madhe, gjysmë-finalistët e ‘Big Brother Vip Kosova’ janë vënë sërish përballë pyetjeve të publikut. Në darkën e organizuar mbrëmjen e djeshme nga ‘Vëllai i Madh’, një pyetje ka ndezur sërish debat të ashpër mes dy vajzave, Shqipes dhe Santianës.

“A je e sigurt që e ke kuptuar mirë kauzën e feminizmit?”, ka qenë një pyetje drejtuar Santianës.

“Shumë mirë e kuptoj kauzën e feminizmit, por unë këtu nuk kam hyrë për feminizëm, s’e kam thënë asnjëherë këtë. Por, kam thënë që sa herë që i duhet një femre mbështetje, do të jem aty, sot e përgjithmonë”, tha ajo.

Lidhur me pyetjen reagoi edhe Shqipja, e cila tha se “Santiana sulmon femrat”, por s’mungoi as replikimi nga kjo e fundit.

“Shqipe, të njeh e gjithë Shqipëria, që del në takime me meshkuj në televizion, ke ardhur këtu për ta rregulluar imazhin”, i është drejtuar Santiana.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit