E shtunë, 30 Nëntor, 2024

U godit nga makina, humb jetën 35-vjeçarja

Një grua e re 35 vjeçe me iniciale N.Z  ka vdekur mëngjesin e kësaj të premteve e goditur nga një makinë në Kamzë në rrugën “Azem Hajdari”.

Aksidenti fatal ka ndodhur në orën 5:40 të mëngjesit në Bathore. Drejtuesi i automjetit, një i ri 23 vjeç, E. M. ndalua nga policia dhe u dërgua në komisariat për hetim.

“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen  rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”- njoftoi Policia e Tiranës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit