E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Sara me fat! Pas eliminimit, rifutet në shtëpi me biletën e kthimit

Momenti i të eleminuarës së natës së pestë të “BBV3” erdhi dhe një nga katër vajzat që ishin në nominim do të braktisë përgjithmonë shtëpinë e Big Brother. Zarfi mbërriti dhe vajzat u çuan në këmbë për të dëgjuar vendimin e publikut.

Mes Rozës, Ilnisës, Sarës dhe Ledjonës, banorja që u largua nga shtëpia sot sipas votave të publikut është Sara. Sara mori me vete biletën e fatit dhe mbërriti në studio, nga ku hapi biletën e fatit. Bileta e saj mundësoi përsëri rikthimin e saj brenda shtëpisë. Para se të hynte përsëri në shtëpi ajo pati një debat me opinionistin Arbër Hajdari, në lidhje me kërkesën që kishte bërë Sara para disa ditësh për tu larguar nga shtëpia.

Arbri: Ke thënë s’më ka lënë produksioni të dal, sepse ke dashur të dalësh ditën e hënë. Këtu e ke karrigen, në qoftë se ke ndryshuar mendje

Artikuj te ngjashem

Me te fundit