Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital. /btvnews.al