E hënë, 25 Nëntor, 2024

Gjykata e la në burg për trafikim të miturish dhe pornografi, mjeku Dervish Hasi kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “Arrest me burg”, nën dyshimin për trafikim te miturish dhe pornografi, duke kërkuar zbutjen e masës se sigurisë.

42-vjeçari, Dervish Hasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur, të cilën e prezantonte dhe si gruan e tij të katërt.

E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14  vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjykata e la në burg më 20 janar, me akuzat për “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”. Ndërsa mjeku i ka kundërshtuar akuzat

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg e kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Ai dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit