Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Piaçenza pasi makina e tij u përplas me një autobus.
Shtetasi me iniciale E.N., humbi jetën në unazën e qytetit teksa duke drejtuar makinën e tij tip BMW u përplas me një autobus që po kalonte aty.
Përplasja sipas mediave lokale ka qenë e fortë dhe makina e të riut u bë copë duke shkaktuar edhe vdekjen e këtij të fundit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë ndihma e shpejtë, por ndërhyrja e tyre nuk mundi që ta mbajë në jetë të riun shqiptar.