Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në burg mjekun Dervish Hasi.
Kirurgu akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.
Raporton se në Apel Hasi kërkoi të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg”, vendim që ishte marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Njoftimi i Gjykatës
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:
-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:
-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.