Gjatë punës, elektricisti Ylli Boba, 32 vjeç, i vili ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Bulqizë, familjarët e elektriçistit që humbi jetën në vendin e punës kërkojnë zbardhjen e ngjarjes
E afërmja e viktimës, njëkohësisht avokate, Erjola Lami thotë se qëllimi është të vendoset drejtësia.
Familjarët e tij, në një deklaratë për mediat, bënë thirrje për një hetim të plotë nga institucionet e drejtësisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke argumentuar se mund të ketë pasur shkelje të procedurave të sigurisë në vendin e punës.
Ata pretendojnë se gjatë kohës që po punohej për riparimin e defektit nuk është ndërprerë energjia. Gjithashtu familjarët e elektricistit kërkojnë që kjo ngjarje të shërbej për përmirësimin e kushteve të punës, pasi nuk kanë edhe mjetet më elementare.
Kompanitë energjetike në Shqipëri janë ndër ndërmarrjet publike me më shumë aksidente të rënda në punë.