Aktualisht dizelli kushton 1 euro e 34 cent deri në 1 euro e 44 cent, ndërsa Benzina 1 euro e 27 cent deri në 1 euro e 34 cent.

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje këto ditë.

Çmimi për një litër naftë sot në tregun e Kosovës kushton 1 euro 34 cent deri ne 1 euro 44 cent, ndërsa për një litër benzinë çmimi është 1 euro 27 cent deri ne 1 euro 34 cent. Çmimet për naftën janë më të larta për rreth 5 cent në litër.

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka theksuar se ka një ngritje të lehtë të çmimeve për karburantet.

“Çmimet e derivateve sot në tregun kosovar janë: Dizelli 1.34 cent deri ne 1.44 cent dhe benzina 1.27 cent deri ne 1.34 cent”.

Sipas tij, trendi i rritjes së çmimit të derivateve në tregjet ndërkombëtare është në rritje, dhe siç thekson ai kjo reflekton edhe në Kosovë.

Më tej, Berjani ka treguar çmimet në tregun e Kosovës, duke theksuar se s’mundemi me paragjyku se çfarë çmimesh do të kemi ditëve në vijim në Kosovë, pasi që ka rritje në berz dhe reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEC.

“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku se po ka lëvizje në berz dhe reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEC“, tha ai.

Sipas tij, Kosova varet nga tregjet ndërkombëtare, dhe se derivatet i importojmë.

Gjatë ditës se sotme nafta është shtrenjtuar për rreth një dollar për barrel mbi shqetësimet që tensionet në Lindje të Mesme dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund ta frenojnë furnizimin global.

Nafta e papërpunuar Brent ka regjistruar të hënën rritje prej 66 centësh – 0.9 përqind, apo 77.99 dollarë. Ndërkaq në West Texas, çmimi për barrel ka shkuar në 72.78 dollarë, me ngritje prej 50 centësh, apo 0.7 përqind, ka raportuar Reuters, përcjell KlanKosova.tv.

Tregtarët kanë qenë duke përcjellë nga afër situatën në Lindje të Mesme, ku përparimi në bisedimet për armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit duke të pakapshme, duke treguar se tensionet në rajonin prodhues të naftës do të vazhdojnë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë vazhduar me fshatin kundër Houthi në Yemen, sulmet e të cilëve mbi anijet transportuese e kanë çrregulluar tregun global./Monitor