Vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, falë reagimit në kohë të punonjëses së Policisë Rrugore, Patrullës së Përgjithshme dhe Shqiponjave kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit

Arben Krrash, 19 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, por u konstatua nga një punonjëse e Policisë Rrugore dhe falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave u bë kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë. /btvews.al