E diel, 17 Nëntor, 2024

“Flet si perëndimor, por…”, Basha për deklaratën e Ramës mbi Kosovën: Prishtina s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama, mbi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, ku u diskutua mbi Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkroi Basha.

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit