Romeo ka zgjedhur që me të gjitha banorët por jo vetëm, të zbulojë sakrificat e tij për të ardhur nga Vlora në Tiranë, që mesa duket nuk kanë qenë edhe aq të lehta.

Romeo ka treguar se fillimisht i është dashur të qëndrojë në hotel, ku duke qenë se nuk kishte të ardhura, shkonte në fillim të javës në hotel, dorëzonte kartën e identitetit dhe më pas në fund të javës, kur vinte dita e pagesës, largohej nga dritarja. Një skemë të cilën e kishte përdorur në disa hotele.

Më pas i ka treguar se shtëpia e tij e parë më qira në fakt ka qenë një korridor, që kishte vetëm dy krevate portative.

“Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Tek zona e Selvisë këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njëjtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe i thosha që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë”, tregoi ai.