E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Blinken mbërrin në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka nisur takimet e tij zyrtare në Shqipëri fillimisht nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Autokolona e blinduar e Blinken ka mbërritur rreth orës 13:35 në Ambasadën e SHBA-së.

Sipas axhendës, Blinken do të ketë një takim me punonjësit e ambasadës për të shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu, pritet që Sekretari Blinken të zhvillojë takim dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend.

Në axhendë parashikohet një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas një ndalesë te piramida e Tiranës, ku do të takojë rreth 100 të rinj të cilët kanë pasur mundësi që nëpërmjet studimeve apo programeve të shkëmbimit të përjetojnë eksperiencën amerikane.

Rreth orës 16:00 pritet të nisë takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe një konferencë e përbashkët për mediat e tyre në ambientet e kryeministrisë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit