E premte, 15 Nëntor, 2024

Miratohet ligji për bastet online/ Sërish kaos e bilbila në parlament, opozita bllokon seancën

Me pankarta në duar dhe mes zhurmës së bilbilave, opozita vijoi të njëjtin skenar edhe këtë të enjte në parlament. Ndonëse nga vendi, revoltës opozitare iu bashkua edhe Lulzim Basha, si dhe deputetët që e mbështesin atë, të cilët kishin kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama për akuzat e bëra nga ish-Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.

Por për shkak të angazhimeve në Bruksel, Kryeministri ia kishte deleguar atë Ministres Spiropali. Kaq mjaftoi për ta ndezur edhe më shumë debatin mes palëve në kuvend.

Arbi Agalliu: Është kërkuar Rama për të qenë prezent.

Lindita Nikolla: Ja ka deleguar Spiropalit. Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken.

Arbi Agalliu: Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken.

Lindita Nikolla: Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn.

Pavarëisht se mungesa e Ramës në Kuvend i bëri bashkë në aksionin e mosbindjes civile, në radhët e demokratëve pati edhe përplasje, teksa deputetja Elda Hoti i fiku mikrofonin Arbi Agalliut. Madje ky i fundit nuk u lejua që të mbajë edhe fjalën në foltore.

Mjaftuan vetëm pak minuta seancë dhe socialistët ngritën kartonat jeshil duke votuar ligjin për lojërat e fatit. Mes kaosit e tensionit në sallë, mazhoranca miratoi edhe projektligjin për festat zyrtare, ndërsa deputetët e Lulzim Bashës braktisën votimin.

Ky i fundit jashtë parlamentit paralajmëroi dorëzimin në SPAK të një padie për kreun e qeverisë, pas akuzave të bëra nga Arben Ahmetaj për inceneratorët.

Lulzim Basha: Ndonëse i ikën interpelancës, përgjegjësisë nuk i ikën dot. PD do të dorëzojë në SPAK padi penale që përfituesi i vërtetë i aferës së inceneratorëve është Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit