Ai theksoi se nuk e sheh të arsyeshme që dikush të bënte diçka të tillë për famë.

“Sarën e njoh prej vitesh, unë kam dhënë mendimin tim. Aty është një lojë dhe ne si publik futemi në një lojë të tillë. Duke parë se çfarë ka deklaruar ajo dhe si ka dalë aty, dhe si po dalin gjërat, dhashë mendimin tim… Për famë nuk ka bërë mirë që ka bërë këtë lojë, sepse fundja fundit famë është dhe do dalësh nga aty, ndoshta jo fituese, ndoshta fituese, por asgjë nuk ngel, më beso.

Unë nuk i njoh asnjë lidhje vajzës jashtë. Unë nuk gjykoj jetën e askujt. Duke parë që ka lënë një gjë peng jashtë dhe hyn brenda dhe flet po ashtu prapë me ex-in që dhe ai hyn brenda, ndërkohë ka edhe dikë tjetër që është dashuruar aty dhe mban një kryq të atij që do ndeshej para pak ditësh…

Është lojtare e fortë, mos e nënvlerësoni Sarën. Fundja fundit është lojë. Mirëpo çdokush ka mendimin e tij dhe jetën e tij. Unë dhashë mendimin tim dhe kaq. Nuk e shoh aspak të arsyeshme që ta bësh këtë për famë. Unë jam publik, në këtë rast e gjykoj kështu.”

Në fund, Stresi tha se Sarën e shikon finaliste.

“Unë e shoh në finale. Ajo është shumë aktive aty! E ka marrë përsipër atë barrë dhe nuk do t’ia dijë fare, sepse ajo nuk e di çfarë po ndodh jashtë.”