Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në Martanesh të Bulqizës.
Mesohet se shtetasi Agim Truka, rreth 50 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt minerar është dëmtuar në këmbë gjatë procesit të punës.
Njoftimi i Policisë:
Rreth ores 12:00, është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Agim Truka, rreth 50 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në zonën e Martaneshit, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar në këmbë gjatë procesit të punës.
50-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. /btvnews.al