E enjte, 21 Nëntor, 2024

Një version i ri i iPhone mund të dalë në fillim të 2025-ës

Përgjatë muajve të shkuar ka patur thashetheme rreth iPhone SE 4. Disa thonë se nuk do të rikthehet më, të tjerë se do të pajiset me Dynamic Island që kanë versionet e reja. Një lajm i fundit thotë se parashikohet të dalë në fillim të vitit 2025 dhe do të ketë një përmirësim të dukshëm në ekran.

Sipas The Elec, versioni i ri do të jetë i pari i gjeneratës së tij që do të ketë ekran OLED, i cili përdoret te iPhone që prej vitit 2017.

The Elec thotë se prodhuesit e ekraneve, përfshirë Samsung po konkurrojnë që ta furnizojnë Apple me sasinë e nevojshme të ekraneve OLED.

Ekrani në fjalë thuhet se do të jetë i njëjti si në iPhone 14 që është ende në treg. Kjo është një nga arsyet pse iPhone SE kushton më pak pasi Apple përdor elementë të vjetër që kanë disa kohë në linjat e tjera të produkteve të tyre.

Flitet se iPhone SE 4 do të jetë më modern, pa butonin Home dhe do të ketë Face ID dhe Dynamic Island. Të gjitha këto mund të jenë avantazhe që e bëjnë më tërheqës për klientët

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit