E enjte, 21 Nëntor, 2024

Opozita Federatë pa Bashën/ Kreu i PD refuzon ftesën, Bardhi ia le të hapur

TIRANË- Këtë të premte disa parti opozitare zyrtarizuan bashkimin, duke hedhur firmat mbi një platformë parimesh, e përgatitur nga aleatët tradicional të PD-së. Në tryezë ishin ulur 12 përfaqësues. Por karrigia e 13-të, ishte bosh.

Lulzim Basha, me vulën dhe logon e Partisë Demokratike në dorë, nuk ktheu përgjigje ftesës, partive qe dikur i kishte në trenin e tij elektoral në zgjedhjet parlamentare të 2021

Për ish-beniaminin e tij, kjo heshtje është një përgjigje negative.

“Cili do që është në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë”, tha ai. Pjesë e Federatës nuk ishte as Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së. Arsyet për këtë vendim Idrizi i tregoi për kolegët e RTSh-ës.

“Duhet të dinë që të mbarojnë luftën civile. Refuzoj të bëj rolin e gazetarit apo komentatorit sportiv që thotë topin e ka Luli, e ka Basha ia mori Bardhit”

Nëse demokratët do të vijojë në gjendjen e përçarjes, Idrizi do e ndaj rrugën nga ata.

“Do të preferoja të bëja zgjedhje tjetër”, tha ai.

Refuzim erdhi dhe nga lëvizja për zhvillim kombëtar e Dashamir Shehit. Edhe për insinuata nga ftuesit ishte e qartë. Opozitë quhesh vetëm nëse je, brenda federatës.

“Secili është i lirë nëse dëshiron apo jo t’i bashkohet federatës opozitare”

Edhe Ilir Meta mungoi fizikisht, megjithëse çoi dy përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Federata ende nuk ka bërë të qartë hapin e saj të radhës? Do krijojnë një stemë të përbashkët dhe lista të përbashkëta? Do presin t’u bashkohen edhe parti të tjera? Çfarë do ndodhë me grupin e bashkuar të deputetëve të Bardhit dhe Berishës? Do formojnë ata një parti të re, apo do presin të mbarojë gjyqi i vulës?

Duket se në fokus fillestar është data 20 shkurt dhe protesta e opozitës, e cila si gjithmonë premton të shkundë nga themelet qeverisjen dhe narkoshtetin e Edi Ramës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit