Një artikull i “The Times” zbulon se kënga e reperëve kundër artistes dhe modeles ka marrë më shumë se 18 milionë shikime në YouTube, dyfishi i popullsisë së Izraelit, që nga publikimi nëntorin e vitit të kaluar. Kënga është kthyer në një lloj himni për adoleshentët izraelitë, të cilët kanë postuar video të ndryshme në Tik-Tok dhe shprehin mbështetje për luftën e Tel Avivit.
E vetmjja që ka reaguar kundër këngës është Mia Khalifia e cila përmendet në tekst së bashku me emra të politikës palestineze. Dua Lipa dhe Bella Hadid kanë shprehur të dyja qëndrimet e tyre kundër luftës së Tel Avivit ndërsa kanë preferuar të heshtin dhe të mos reagojnë për këtë projekt muzikor.