Mjegulla shkaktoi një seri aksidentesh masive në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas këtë të hënë në Itali. Të paktën 30 janë makinat e përfshira dhe 15 të plagosurit. Të dhënat mund të ndryshojnë.Sipas asaj që shkruan
ANSA, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës. Në vendngjarje një helikopter solli disa qese me gjak.
Janë të paktën dy vende ku u shënuan aksidentet e rënda, njëri në Alseno, pranë Piacenza-s, në drejtim të Bolonjës. Përveç ambulancave, në vendngjarje ndërhynë edhe shërbimet zjarrfikëse dhe disa patrulla të policisë rrugore.
Autostrada mes Piacenza-Parma është mbyllur në të dyja drejtimet. Radha e makinave të bllokuara është kilometrike.