Meri Shehu: Një ditë kur kemi qenë në trotuar, Erjola duke qenë shenja e Binjakëve më etiketoi në sy të gjithëve, tha që “unë jam një Binjak që ty si Akrep të thith helmin e Akrepit”. Dhe unë iu ktheva me atë timen po tjetër çfarë thith?, nejse si Akrepët, ta nxjerr edhe unë inatin tim. Por nuk e dija që një ditë Erjola do ishte komshie në pallatin tim ku unë jetoj.

Ronaldo Sharka: Jeni në një pallat?

Meri Shehu: Në një pallat, ajo në katin e pestë, unë në katin e tretë. Dhe u takuam rastësisht në ashenser. Edhe unë i thashë ti je ajo që do më thithje mua helmin e Akrepit? Ja ku jemi të dyja brenda në një ashenser. Mund të ma thithësh. Erjola struket në një cep të ashenserit, thotë “turp të kesh! Çfarë po thua?! Thuhen këto gjëra?” I thashë ti i ke thënë në televizor, ne në ashenser dhe kjo ishte. Megjithatë, Erjola nuk u tregua shumë e vrazhdë në këtë gjë por inatin e kishte.