E hënë, 25 Nëntor, 2024

Opozita proteston sot para Kryeministrisë

Teksa protesta kombëtare e Partisë Demokratike pritet të nisë nga momenti në moment, protestuesit janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me flamuj me simbolin e PD-së në duar, por edhe me pankarta ku shkruhet “Lironi liderin e opozitës”.

Opozita do të protestojë para godinës së Kryeministrisë, ku është ngritur dhe një foltore që të rinj të FRPD-së, por edhe deputetët demokratë të mbajnë fjalim. Gjithashtu pritet edhe një komunikim online nga ana e Sali Berishës. Kryedemokrati mungon për herë të parë në një protestë të thirrur nga PD.

Nga ana e organizatorëve është thënë që do të jetë një protestë paqësore, megjithatë për mbarëvajtjen e saj do të jenë rreth 1 mijë e 100 efektivë të policisë në terren. Po ashtu, është blinduar edhe hyrja e Kryeministrisë për të shmangur çdo tentativë të protestuesve për të përshkallëzuar protestën.

Për këtë protestë, ka pasur një angazhim të aleatëve, por pritet të mungojë kreu i PL-së, Ilir Meta për shkak të një axhende jashtë shtetit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit