E diel, 24 Nëntor, 2024

Gjyqtari britanik i bën moral shqiptarit: Keni vend të mrekullueshëm, e kam vizituar 3 herë. Nuk arrij ta kuptoj përse…

Jehona e Shqipërisë mbërrin deri në sallat e gjyqit në Britaninë e Madhe. Teksa dha dënimin me 20 muaj burg për një shpërndarës kokaine nga Shqipëria, një gjyqtar pati një koment tejet pozitiv për vendin tonë.

Ndërsa pohoi se e kishte vizituar vendin tonë 3 herë, gjyqtari Ian Lawrie iu drejtua të pandehurit me këto fjalë: “E kam vizituar vendin tuaj 3 herë përgjatë 40 viteve të fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta, por ka gjithnjë e më pak probleme që nga hera e fundit që e kam vizituar. Është një vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm. Ushqimi po ashtu ishte shumë i mirë”.

Në këtë pikë, ai shtoi: “Për çfarë arsye në botë duhet të vini këtu nuk arrij ta kuptoj”.

Reagimin e gjyqtarit të Cheltenham e përcjell e përditshmja britanike The Sun, gazetarja e së cilës në fakt ka edhe një përgjigje: “Sepse ai dhe dy shqiptarët e tjerë që u përballën me gjyqtarin Lawrie atë ditë, në çështje të ndara nga njëra-tjetra, por për të njëjtën vepër penale, mund të bëjnë para me lehtësi duke shitur drogë dhe e dinë që edhe nëse kapen, do të dalin për pak muaj për të vijuar aty ku e lanë”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit