E shtunë, 7 Shtator, 2024

Ish-kampioni i botës paralajmëron “Galaktikët”: Transferimi i Mbappe mund të kthehet në problem

Mirëpo, nëse për shumëkënd kalimi te 14 herë kampionët e Evropës është një lëvizje epike e 25-vjeçarit, për “legjendën” franceze të mesfushës, Emmanuel Petit kalimi i Mbappe, te Real Madrid do të ishte një “problem” i madh për këtë të fundit, jo vetëm sa i përket çështjes së pagave, “yllin” e PSG, që do të bëhej më i shtrenjit, por edhe sa i përket lidershipit.

“Nëse Mbappe do të shkonte në Madrid, mund të kthehej në një problem. Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Bellingham ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius dhe nëse ai shkon në Spanjë do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje.

Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori. Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur. Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbappe. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbappe. Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate”,- u shpreh ish-kampioni i Botës dhe Evropës, me Francën. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit