Edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, romanca e Capital T dhe Adrola Dushit nuk është sekret. Zërat për raportin e tyre nisën që në 2020 kur modelja mori pjesë në videoklipin e Capital T. Ndonëse fillimisht thanë se janë thjesht miq, koha tregoi se mes tyre ekzistonte diçka më tepër.
Tani ka dyshime se ata mund të jenë ndarë. Shkak është bërë një video që artisti ka publikuar në mediat sociale, ku shfaqet i qetë teksa në shtrat.
“Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”- ka shkruar ai, duke nxitur dyshimet se i kanë dhënë fund lidhjes. Ata ndiqen ende në mediat sociale, teksa prej kohësh nuk shkëmbejnë më pëlqime në postime.
Nuk përjashtohet mundësia që videoja e Capital T të jetë thjesht për shaka e mos të ketë lidhje me gjendjen e tij.
“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.
Asokohe, Adrola e pyetur nëse është ajo vajza më e bukur në botë për Capital T në një intervistë tha: “Unë jam! Mendoj se jam e bukur. Por, nuk e di nëse e ka patur për mua!”.