Ditën e sotme eshte bere i mundur arrestimi i nje 20-vjecari ne Diber.
Mesohet se 20-vjecari ka ushtruar dhune ndaj bashkeshortes se tij.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestoi në flagrancë 20-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër.
Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al