PRISHTINË- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mesditë pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.
Një makinë mësohet se ka dalë nga rruga, është përplasur me semaforin dhe më pas ka shtypur për vdekje një këmbësor, raportojnë mediat e Kosovës.
Në vendngjarje është policia dhe shërbimet e emergjencës. Efektivët kanë rrethuar zonën, ku ndodhi aksidenti me vdekje.