Vendi ynë është shumë i pasur sa i përket bimëve të cilat përdoren ne mjekësi.
Në shumë zona, banorët shfrytëzojnë këto pasuri të tokës për të siguruar të ardhura ekonomike pqër familjet e tyre.
Në mungesë edhe të vendeve të punës, ata i përkushtohen bimëve medicionale në çdo stinë. Një ndër ta është edhe Luan Boza nga Njësia Gurrë e Klosit. Luani tregon se me 3500 lekë që merr nga ndihma ekonomike nuk arrin të sigurojë asgjë për familjen e tij, ndaj dhe del të mbledhë bimë medicinale.
Ai shprehet se vetëm me bimë medicinale ka arritur të sigurojë të ardhura për një jetesë minimale të familjes së tij. Në këtë periudhë Luani është në kërkim të bimës së Rrushkullit sëcilës i merr rrënjët.Pasi të përfundojë kjo fazë, Luan Boza thotë se do të mbledhë të tjera bimë medicinale të cilat dalin sipas stinës, pasi kjo është mënyra për të siguruar të ardhura ekonomike. /btvnews.al