E diel, 24 Nëntor, 2024

Paralajmëron OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit

Përveç shumë sëmundjeve të ndryshme që janë përhapur në masë në të gjithë rruzullin tokësor, përfshirë fëmijë dhe të rritur një rrezik tjetër infeksioni po i kanoset njerëzimit. Sipas një deklarate të  bërë nga OBSH-ja, fruthi do të prekë thuajse më shumë se gjysmën e të gjitha vendeve të botës.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse i shkaktuar nga një virus i cili mund të shkaktojë komplikime të rënda duke çuar deri në vdekje. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh dhe skuqje në të gjithë trupin. Edhe pse është me zakonshme tek fëmijët, kjo sëmundje mund të prekë edhe të rriturit.

Nga sondazhet e bëra vitin e kaluar, më shumë se 300,000 raste u raportuan në mbarë botën, duke shënuar një rritje prej 79% nga viti 2022. Prandaj e vetmja mënyrë për të parandaluar shpërthimin e fruthit është vaksinimi, e cila është një metodë e sigurt për njerëzimin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit