E premte, 22 Nëntor, 2024

“E kanë vrarë në gjumë”- Vëllai i Pëllumb Metës kërkon drejtësi: Punoi natë e ditë për të ushqyer kriminelët! Djali i vogël më thoshte “ishalla është gjallë”

Ramzan Meta ka drejtuar gishtin ndaj kunatës së tij, Blerina Meta, duke u shprehur se ajo është autore e krimit makabër.

Ai është shprehur se Blerina Meta, të cilën e quajti kriminele, ka vrarë vëllain e tij, Pëllumb Meta teksa ishte në gjumë pas “s’kishte takat ta bënte atë punë”.

Ramazan Meta u shpreh se i vëllai ka punuar natë e ditë për të ushqyer kriminelët.

“Kërkoj të drejtën e vëllait, Bëri krimin ajo, futi fëmijët e vet në burg. I ka brumosur fëmijët.

Asnjëherë në botë nuk kanë qenë të dhunshëm. Edhe nëse të gjitha familjen t’ia kishte shuar gruas, atë makabër nuk duhej bërë.

E kanë vrarë në gjumë, sepse nuk kishte takat ajo kriminelja ta bënte atë punë. Vëllai im paska jetuar mes kriminelëve, ai ka punuar ditën e natë për ta. Ushqeu kriminelët.

Një gjakftohtësi, është bërë me paramendim. E kanë menduar me vite. Fillimisht e mori goca, pastaj e mori djali, tani e kthejnë prapë tek vajza. Të hetohet”, tha ai.

I vëllai i 50-vjeçarit tregoi edhe bisedën me djalin e vogël të viktimës, Amarildon, pas zhdukjes së tij.

“E kam marrë në telefon, e kam pyetur ça bën “në punë”. E kam marrë një ditë me makinë, shumë gjakftohtë, Thoshte ishalla është gjallë, ata e paskan rehatuar”, rrëfeu ai.

Vrasja ndodhi më 10 shkurt, por u zbulua vetëm më 22 shkurt kur u gjet trupi i groposur i Pëllumb Metës në kasollen pranë banesës. Djali i tij i madh, Hysen Meta, i cili dyshohet se autor i vrasjes e denoncoi të zhdukur.

Tre fëmijët, Hyseni, Hygerta Meta dhe Amarildo Meta dolën të hënën (26 shkurt) para gjykatës dhe ndaj tyre u caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

19-vjeçarja ka marrë përsipër krimin, duke deklaruar se e ka vrarë ajo të atin, ndërsa djali i madh fillimisht e pranoi autorësinë, por ndryshoi dëshminë në gjyq duke ia hedhur fajin të motrës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit