Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se Urim Buci nuk ka shënuar në deklaratën “veting” të ardhura nga emigracioni në asnjë formë, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Buci nuk ka arritur të vërtetojë me dokument burimin e këtyre të ardhurave, çka ka bërë që KPA të vendosë unanimisht shkarkimin e tij nga detyra.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh me urgjencë këtë të martë dhe vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Prokurori Abaz Muça e ka kaluar procesin e vettingut dhe para reformës së hartës së re gjyqësore ishte në krye të Prokurorisë së Shkallës së Parë Mat. /btvnews.al