Banorët e fshatrave Dom e Zall – Rripë në Njësinë Administrative Gurrë te Klosit presin me padurim përfundimin e vep-rës më të rëndësishme që e kanë pritur prej 30 vitesh, urën prej betoni.
Zbatimi i projektit ka nisur prej muajsh ku tashmë puna ka kaluar në një fazë tjetër. Pas hapjes së shtratit për bazamentet, pritet të nisë ndërimi i dy këmbëve të urës e më pas ndërtimi i plotë i saj.
Banorët e Domit thanë se me ndërtimin e kësaj ure, nuk do të ketë më largime nga fshati pasi kalimi pritet të jetë i sigurtë, ndryshe nga çfarë është deri tani në urën tip pasarel. Ata shtojnë se ky investim i ka munguar zonës në tri dekada dhe më në fund u arrit që të bëhet realitet dhe të ndryshojë zonën në zhvillim për mirë.
Ura e Domit ka nisur ndërtimin 3 muaj më parë dhe punimet pritet të përfundojnë pas 3 muajsh, pasi afati në kontratën e lidhur mes firmave fituese është 6 muaj në total. Nis pas 30 vitesh ndertimi prej betony i ures se Domit. /btvnews.al