48-vjeçari këmbënguli që ai të transportohej në krah nga makina e tij në një kamion dhe më pas në skenë, për të shmangur ngjitjen e rërës tek atletet.
Në mbishkrimin e kësaj video në rrjetet sociale, Dj Khaled zbuloi pak nga dy bashkëpunimet e tij të reja me reperin Drake në albumin e tij të ardhshëm.
Por fansat nuk u interesoi ky fakt, por veprimi i tij që i shqetësoi ata aq shumë saqë nuk e lanë pa komentuar.
“Prova se paratë nuk të bëjnë më pak idiot”, thotë një ndjekës, ndërsa një tjetër shton: Injoranca e të pasurve, në maksimum. Ai as nuk e di se sa shëmtuar po vepron….
Ndonëse disa media të huaja shkruajnë se ky mund të jetë një marifet marketing për të fokusuar vëmendjen tek bashkëpunimi me Drake ajo që mund të thuhet me siguri është se fansat u irrituan nga ky veprim.