E premte, 22 Nëntor, 2024

“Dosja ndaj Belerit është e montuar”, Noka: Rama kishte hall se mos i zbulonin zullumet me pronat në bregdet

Ai u shpreh se mbajtja e tij në burg ka vetëm një motiv, që sipas Nokës është “zbulimi i zullumeve të Ramës dhe qeverisë së tij me pronat në bregdet”.

Noka theksoi se ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij.

“Dosja e Fredi Belerit e montuar. Tregon që Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim me votën dhe ligjet e vendit për të fshehur batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat e pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Belerit ka një motiv, është kundërshtari politik i Ramës që do të ulej në atë karrige dhe do të zbulojnë zullumet e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet.

Ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij dhe duhet të paguante haraçin nga Rama me burg. Në Shqipëria Rama ka kapur drejtësinë”, tha Noka.

Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli i akuzuar për blerje votash, doli dje në GJKKO, por togat e zeza shtynë seancën.  Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars 2023.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.  Ndërsa për mikun e tij, Pandeli Kokaveshi, ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit