Si rezultat i kontrolleve, gjatë javës së fundit të muajit shkurt, Policia për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregull”, E.A., 19 vjeç; Q.H., 18 vjeç; I.V., 30 vjeç; banues në Dibër dhe Bulqizë, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin M.M., 68 vjeç, banues në Mat, pasi duke drejtuar motomjetin nën efektin e alkoolit, është aksidentuar me një automjet tjetër në lëvizje.
- 20 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errët të pa homologuara;
- 73 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
- 36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 112 drejtues mjetesh, për parkime të gabuara;
- 69 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia Rrugore, do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thuhet në njoftim. /btvnews.al