E premte, 22 Nëntor, 2024

Ushtronte dhunë ndaj nënës, pranga 30 vjeçarit shqiptar në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar për dhunë në familje. Mediat italiane raportojnë se i riu u arrestua teksa kishte shkuar pranë banesës së të ëmës, duke e kërcënuar dhe goditur me shkelma derën.

Ai ishte përfshirë në një mosmarrëveshje një ditë më parë, që kulmoi me rrahje dhe dhunë ndaj nënës së tij. Të nesërmen, ai është përpjekur të hyjë me dhunë në shtëpi për të marrë sendet personale.

E ëma tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit nga djali i saj, i varur nga alkooli dhe droga. 30 vjeçari u arrestua nën akuzën e abuzimit në familje. Rezultoi se 30 vjeçari ishte i njohur nga autoritetet për krime të mëparshme, përfshirë përndjekjen ndaj dy grave të ndryshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit