E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U arratis nga burgu, shqiptari kapet në Hungari dhe ekstradohet në Greqi

Një i ri shqiptar, i kërkuar nga drejtësia greke, është ekstraduar nga Hungaria për në Greqi për të vuajtur dënimin.

Shqiptari ishte dënuar me 15 vjet burg për grabitje dhe në vitin 2005 ishte transferuar në burgun e Alikaransos për të vuajtur dënimin.

Pas 10 muajsh, në vitin 2006, ai mori leje disa ditore nga burgu për të mos u kthyer më. Burime policore u shprehën se që në ditët e para të lejes, ai i largua nga Greqia dhe duke pasur rreth të gjerë miqsh, vizitoi disa shtete për të përfunduar në Hungari ku edhe u kap.

Ai është transferuar sërish në burgu e Alikarnasos, ku ndan qelinë me një tjetër shqiptar deri sa të vendoset se ku do ta vuajë dënimin, me shumë mundësi në burgun e Hanias.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit