Fatmirësisht nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në furgonin e Dibrës janë trembur. Për shkak të përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.
Ndërkohë pritet të mbërrijë policia Rrugore e Tiranës për të bërë të mundur hapjen e qarkullimit.
Kujtojmë se në vendin e aksidentit të sotëm kanë ndodhur me dhjetëra aksidente që kur është hapur për qarkullim by-pasi Murrizit. Ajo mbetet kthesa më e rrezikshme e kësaj rruge për shkak se është afërsisht kthesë 90°, pa fushëpamje dhe e ngushtë. /btvnews.al