E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kombëtarja siguron miqësoren e katërt para Euro 2024, ndeshja luhet në Austri

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka gjetur kundërshtarin e katërt në testin gjeneral para Euro 2024. Më 7 qershor në Graz të Austrisë duke nisur nga ora 20:45 kuqezinjtë do përballen me Azerbajxhanin, me ndeshjen që ende nuk është zyrtarizuar, por ka akord mes dy federatave.

Kjo do jetë hera e gjashtë që tanët luajnë kundër ekipit azer dhe të gjitha përballjet janë miqësore. Sa i përket statistikave, tre fitore i përkasin Shqipërisë, një barazim dhe një humbje.

Vlen për t’u theksuar se ekipi i drejtuar nga Sylvinho ka siguruar dy miqësore në mars. Më 22 të këtij muaji gjejmë në Parma ekipin e Kilit dhe tre ditë më vonë në Stockholm përballemi me Suedinë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit