SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, në hetim e çështjes së kompleksit “Partizani”. Në Gjykatën e Lartë sot do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, që kundërshton masën “arrest shtëpie” dhe ndryshimin e masës në “arrest në burg”.
Ndërkohë, po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet edhe kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masave “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjykata e Posaçme një ditë më parë shtyu për më 8 mars seancën për heqjen e masës arrest në shtëpi për Berishën dhe dhëndrin Malltezi.
Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën “arrest shtëpie”. Ata akuzohen për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. /btvnews.al