E diel, 24 Nëntor, 2024

Reshjet e borës, ARRSH: Qarkullimi vijon pa ndërprerje, ja akset problematike

Reshjet e dëborës janë rikthyer në një pjesë të territorit të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bulqizë-Peshkopi dhe  Boboshticë-Dardhë. ARRSH thotë se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH:

Në akset rrugore Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Ura e Zapodit – Shishtavec, Bulqizë – Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. 

Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit