Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës ku një 3-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i pallatit teksa po qëndronte me prindërit e saj në ballkon.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:07 në lagjen nr. 13 ndërsa vogëlushja ka marrë lëndime të shumta dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në fillim u raportua se 3-vjeçarja u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit ndërsa tani ajo është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende është e paqarta sesi vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku ndodhej së bashku me prindërit e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al