Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë. Një i moshuar dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë.
“Më datë 06.03.2024, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /btvnews.al